Para nisjes së protestës së PD, e lajmëruar në ora 18:00 para Kryeministrisë, policia ka spostuar Adriatik Lapajn dhe aktivistët e “Shqipëria bëhet” pranë Kuvendit tek këndi pranë Parlamentit për t’i lënë vend simpatizantëve të opozitës.
Ina Zhupa në fjalën nga Foltorja e PD, u shpreh se mbështeste protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënon dhunën ndaj aktivistëve, pasi sheshi sipas aj është i të gjithëve dhe vetëm nëse shqiptarët bashkohen mund të rrëzojnë këtë qeveri.

“Keni zgjedhur të qëndroni, keni zgjedhur të protestoni e të flisni në emër të shqiptarëve ë protestojnë çdo ditë për gjendjen e tyre por nuk kanë gjetur kurajën të na bashkohen. Mbështes edhe protestën e Shqipëria Bëhet dhe dënoj dhunën e policisë sepse sheshi është i të gjithëve”, tha ajo.

Zhupa ndërkohë u ndal në kushtet e vështira ekonomike me të cilat përballen familjet shqiptare, ndërsa foli edhe në lidhje me ligjet dhe Buxhetin që kalojnë në Kuvend nga mazhoranca në pushtet.

Më tej deputetja e PD ka bërë thirrje që qytetarët të bëhen pjesë e protestës që PD mban më 22 dhjetor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb