Milan vuan më shumë se sa pritej përballë Geona, Shevchenko zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë në këtë rikthim në Itali, duke bërë që sfida përballë ish ekipit të tij të vendosej vetëm në kohën shtesë. Detajet mbetet për tu analizuar por ishte shumë e rëndësishme që Milan të kalonte më tej në çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Pioli e kishte marrë me lehtë se sa duhej këtë sfidë ndërsa Genoa i befasojë që në minutën e 17-të duke kaluar në avantazh me Ostigard. Kuqezinjtë hasën shumë vështirë në pasin final përballë një Geona të organizuar që i la pak hapësira. Pioli ndërhyri në formacion duke bërë disa ndryshime ndërsa u rikthyen në lojë vetëm në minutën e 74-të me Giroud që barazoi shifrat në 1-1 pas një goli me kokë.
Ndeshja shkoi në shtesë, aty ku Milan e kishte më të lehtë teksa Leao kaloi “djallin” në avantazh në minutën e 102 ndërsa 10-të minuta më pas Saelemaekers sigloi shifrat përfundimtare në 3-1 duke kaluar në çerekfinale aty ku do të përballen me fituesin e çiftit Lazio-Udinese.
Në përfundim të ndeshjes, Stefano Piolo pranoi se gaboi në mënyrën se si e kishte përgatitur këtë përballje me Geona: “Nuk e kisha përgatitur mirë ndeshjen u futëm në fushë me sjelljen e gabuar duke mos pasur intensitetin e duhur, mbi të gjitha në pjesën e parë. E kërkonim me çdo kusht të kalonim më tej, ia arritëm, por duhet të kishim bërë më mirë”.
