Ardon Jashari ka zhvilluar një sezon pozitiv me Clube Brugge. Mesfushori me origjinë shqiptare në 33 ndeshje të kampionatit belg, ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

Për Jasharin, së fundmi ka shfaqur interesim West Ham. Klubi londinez do bëjë të pamundurën për transferimin e tij por ky mision duket mjaft i vështirë, pasi futbollisti pëlqehet nga  Juventus, Paris Saint-Germain dhe AC Milan.

Sesi do shkojnë gjërat, do na duhet të presim e të shohim. Kujtojmë që Jashari ka kontratë me Brugge deri në vitin 2029.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb