Tom Therçaj ka shfaqur dokumentarin e tij më të ri, kushtuar figurës se shquar të arsimit Zef Dod Dedndreaj. Mbi katër dekada si misionar i dijes dhe kulturës në zonën e Nikaj-Mërturit, dokumentari solli jetën e tij nga normalja e Elbasanit dhe kolegji Saverian në Shkodër, deri te shërbimi si mësues, drejtor shkolle e shef i arsimit per me shume se katër dekada, një mision mbi dijen dhe kulturën që në vitet e para pas çlirimit, kur në Nikaj Mertur analfabetizmi, skamja, e izolimi ishin plagë të mëdha.
Ne dokumentarin e realizuar nga producenti Tom Therçaj, nëpërmjet fakteve, fotove e intervistave te kolegeve e nxënësve te mësuesit Zef Doda, dëshmohet veprimtaria e tij kulturore e patriotike.
Veprimtaria në shërbim të komunitetit e kishte çuar të trokiste edhe në dyert e ambasadave, për të kërkuar mbështetje për përmirësimin e rrugëve, shkollave dhe bujqësinë, ccka u dëshmua edhe nga ish ambasadori italian në Shqipëri në vitet 1993-1997, Paolo Foresti, i cili mësues Zefin dhe banorët e zonës se tij i vlerëson për mikpritjen tradicionale: “Buk e kripe e zemër”. Pas premierës se dokumentarit, studiues, klerikë dhe pjesëtare te familjes sollën kujtimet e tyre.
