Shfrytëzonin për të lypur, fëmijët e tyre të mitur, procedohen penalisht 2 nëna në Fier. Bëhet fjalë për shtetaset me inicialet L. Ç., 36 vjeçe dhe E. O., 27 vjeçe, të cilat akuzohen për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetaset L. Ç., 36 vjeçe dhe E. O., 27 vjeçe.

Këto shtetase u konstatuan në zona të ndryshme të qarkut, teksa kishin nxjerrë për të lypur, fëmijët e tyre përkatësisht 8 dhe 11 vjeç.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë. Policia e Fierit apelon për prindërit dhe për qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton edhe shëndetin psiko-emocional të të miturit.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb