Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë, ditën e hënë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat pas orëve të mesditës do të jenë mesatare deri të dendura.
Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët priten fillimisht në zonën e veriperëndimit gjatë orëve të mëngjesit, për t’u shtrirë më pas në pjesën tjetër të territorit.
Gjatë ditës, reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim herë pas here do të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra.
Në orët e pasdites, reshjet me intensitet të ulët do të përqendrohen përgjatë zonave malore, për t’u ndërprerë më pas në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 10 m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1–3 ballë.
