Të gjitha masat e marra për të shmangur një gol nga Ernest Muçi nga skuadra e Kocaelispr, dështuan me shumë sukses në ndeshjen e sotme ndaj Trabzonsporit. Trajneri kishte premtuar se do bënte maksimumin që ekipi i tij të ndalte Muçin, por sulmuesi gjeti rrjetën në shtesën e takimit për t’i dhënë suksesin 2-1 ekipit të tij.
Një gol që shërben për të treguar se çfarë forme të shkëlqyer po kalon, pasi vijon një seri mbresëlënëse në 10 ndeshjet e fundit që e bëjnë këtë padyshim momentin më të mirë të karrierës së tij.
Rezulton se në 10 ndeshjet e fundit zyrtare të Muçit, mes kampionatit, Kupës dhe Superkupës në Turqi, ai ka koleksionuar plot 10 gola e 2 asiste. Janë 8 gola në kampionat dhe një asist në këtë turne, ndërsa 2 gola dhe një asist janë edhe në Kupën e Turqisë.
Shifra mbresëlënëse në një periudhë kohe thuajse dymujore që do i kishte cili çdo sulmues, gjë që e ka bërë Muçin aktualisht si një nga protagonistët kryesorë të futbollit në Turqi.
