Në futboll, shpesh shifrat thonë të vërtetën, shifrat flasin qartë kur bëhet fjalë për Tiranën. Ekipi bardheblu po kalon momentin më të vështirë në vitet e fundit, është e qartë se janë përfshirë nga një krizë serioze pasi kjo ishte ndeshje e tretë radhazi që nuk fitojnë, por më shumë se kjo statistikë, ajo që shqetëson është moria e golave që kanë pësuar. Ndaj Laçit, Tirana shpërnderoi një avantazh të dyfishtë, pavarësisht se në pjesë e parë kryesonin me dy gola avantazh, në fund sërish nuk e mbyllin me fitore, kjo ishte ndeshja e radhës që gabojnë në mënyrë flagrante.

405475773 821301730005502 8190799771234333099 N
405475773 821301730005502 8190799771234333099 N

Në 16 ndeshje këtë sezon, Tirana ka pësuar 23 gola, janë ekipi që ka pësuar më shumë, një statistike shumë domethënëse. Është shumë e vështirë që në këto kushte, një ekip që pëson kaq shumë gola të synojnë për gjëra të mëdha, për fat të mirë këtë sezon formula që aplikohet i jep kohë të ndërhyjnë, të përmirësojnë këtë statistike alarmante.

Tirana
Tirana

Ndaj Laçit lajmi pozitiv ishte rikthimi te goli i Kristaj Abazaj, sulmuesi shënoi për herë të parë pas 6 muajsh, goli i tij i parë këtë sezon. Një tjetër lajm pozitiv është forma shumë e mirë e Florent Hasanit, sulmuesi vijon të ketë një marrëdhënie të mirë me golin, ky ishte goli i tij i 10-të këtë sezon, golashënuesi më i mirë i kampionatit. Me 23 pikë në 16 javë, Tirana ndodhet për momentin në vendin e tretë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb