Jennifer Lopez ka qenë e ftuara speciale në dasmën shumëditore të miliarderëve indianë Vamsi Gadiraju dhe Netra Mantena, ku këngëtarja amerikane performoi disa nga hitet e saj më të njohura.
Për paraqitjen ekskluzive, Lopez u pagua 2 milionë dollarë, duke sjellë një spektakël të veçantë dhe disa ndryshime veshjesh gjatë natës.
Dasma u zhvillua në Udaipur dhe zgjati katër ditë, me një listë artistësh të njohur botërorë, përfshirë DJ Tiësto dhe figura të Bollywood-it si Dia Mirza dhe Sophie Choudry. Ndër të ftuarit ishte edhe Donald Trump Jr.
Çifti, të cilët vijnë nga sektorët e teknologjisë, shpërndarjes së ushqimit dhe industrisë farmaceutike, konsiderohen ndër më të pasurit në Indi.
