Deputeti demokrat, Dashnor Sula ngre shqetësimin se të rinjtë nuk besojnë te politika e për këtë aryse nuk janë të interesuar të marrin pjesë në zgjedhje.

Në një status në faqen e tij në Facebook, duke iu referuar shifrave të publikuara nga KQZ-ja, Sula tha se ky interesim i ulët u moshës 18-24 vjeç te zgjedhjet tregon faktin përse të rinjtë zgjedhin të braktisin vendin.

Statusi i Sulës

Të dhënat e publikuara sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxorrëm në pah edhe një herë dështimin tonë si politikanë për të fituar besimin e grupmoshës qe janë e ardhmja e vendit. Në grafikun e mëposhtëm, në pjesën me ngjyrë blu të theksuar paraqitet për qindja e pjesëmarrjes së grupmoshës 18-24 vjeç në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Sula
Sula

Siç mund ta shikoni grupmosha e vouesve 18-24 vjeç janë më pak të interesuarit për të zgjedhur drejtuesit e tyre. Kjo tregon se ne politikanët nuk jemi të besuar tek rinia, tek e ardhmja e vendit. Ky është një tregues që dueht të na ngrej në këmbë ne që merremi me politikë.  Grupmosha më vitale nuk na beson më. Qeveria nga ana tjetër i ka lënë ata në harresë , asnjë politikë që të stimuloj rininë. Ndaj edhe INSTAT raportet e fundit thekson se po kjo grupmoshë ka trendin më të lartë të braktisjes së vendit. Ky tregues duhet të kishte ngritur në këmbë sot maxhorancën dhe opozitën.

Për të ardhur keq: në votime shkojnë vetëm mosha e tretë dhe ata që janë në afministratën shtetërore qe që detyrohen nga drejtuesit partiak.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb