Ylber Ramadani po luan sezonin e 3-të te Lecce. Mesfushori i kombëtares mbetet pikë kyçe e skuadrës, teksa në këtë edicion është aktivizuar në 17 takime.

Shifrat nuk gënjejnë, me Ramadanin që e sheh veten i 3-ti në top-5 kampionatet kryesore të Europës me 88 ndërhyrje të sakta këtë vit futbollistik.

I pari është Xhaka i Sunderland, ndërsa i dyti renditet Lynen i Werder Bremen.

Ylber Ramadani shpeshherë është vlerësuar si me “maratonomaku” i Serie A, për shkak të mesatares më të lartë të kilometrave të përshkruara gjatë një 90-minutëshi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb