Lajmet e fundit që po qarkullojnë po ngjallin polemika te në kampin e Real Madridit. Sipas Sport Bild, drejtuesit e Los Blancos kanë vendosur ta shesin Vinicius Júnior në verën e vitit 2026.

Vendimi, i cili tregon një ndryshim dramatik në strategjinë e klubit, thuhet se është marrë pas El Clasicos së fundit kundër Barcelonës, pas atij reagimi për shkak të zëvendësimit.

Edhe pse Vinicius shihej si i paprekshëm, tanimë nuk mund të cilësohet si i tillë. 25-vjeçari, në këtë sezon të La Liga, ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb