TIRANE-Në videon e filmuar nga grupi i xhirimit të ‘News24’, shfaqet një nga momentet kur efektivë të policisë së Pogradecit tentojnë t’i thyejnë kamerën me të cilin operatori Renato Shkurti po filmonte.

Në një prej bisedave dëgjohet polici, i cili pohon se nuk është mirë, pasi është në gjendje të dehur, ndërsa aty ndërhyn edhe kolegu i tij, duke i kërkuar grupit të xhirimit që të mos filmonin automjetin e tyre. Më herët, gazetarja e ‘News24’ Lediona Xheladinaj deklaroi se polici e kishte tërhequr zvarrë dhe tentoi ta fuste me dhunë në automjet. Duhet theksuar fakti se ky është vetëm një nga episodet e dhunës së ushtruar ndaj grupit të xhirimit të televizionit, pasi gazetarja pohoi se ishte dhunuar ajo dhe operatori. Ndërkohë, dy policë u pezulluan në lidhje me ngjarjen. Për më tepër lexoni bisedën dhe shihni videon.

BISEDA E ZBARDHUR
Polici që dhunoi grupin e xhirimit: Nëse do të marrësh në qafë, ji policë (tenton të prekë kamerën)
Gazetarja: Ju lutem, mos e prekni kamerën
Ndërhyn polici tjetër: Ti vazhdo hiqe kamerën, mos filmo.
Gazetarja: Çfarë ka mor zotëri?
Polici: Jam unë pa qejf. Jam unë pa qejf
Gazetarja: Çfarë problemi pa? Je jemi gazetar, po filmojmë.
Polici: vuaj nga zemra
Gazetarja: Ne nuk po ju shqetësojmë, po bëjmë punën tonë
Polici: Edhe njëherë..kamerat…pamja filmike, makina e policisë…(ikën)
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb