Goli më i bukur i vitit vjen nga Argjentina. Sulmuesi i Independientes, Santiago Montiel fitoi këtë çmim të rëndësishëm. Montiel realizoi një eurogol kundër Independiente Rivadavia, në ndeshjen e javës së 16-të.

“Nuk mendova për gjuajtjen, thjesht e godita topin”, – tha ai, i emocionuar pas fitimit të çmimit. Video e golit ka marrë përhapje të gjerë. Kujtojmë që ceremonia për më të mirët e vitit, po mbahet në Doha.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb