TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një video denoncim ku tregohet tmerri i kryeqytetasve sa herë që bie shi.

Në video, Binaj zgjedh të qarkullojë nëpër Tiranë me makinë në shi, por ky duket një mision i pamundur.

“Bashkia bën propagandë sepse nuk do t’ia dijë as për trafikun, as për ty, as për mua, e as për ne! Zgjidhja e vetme është të bashkohemi dhe të veprojmë.”, shkruan Binaj krahas videos.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb