Trajneri i njohur, Mourinho në një intervistë të dhënë së fundmi ka prekur çështje të ndryshme.

Arsenal dhe Manchester City- Shikoni Manchester City-n, shikoni Arsenalin, vetëm për të dhënë dy shembuj. Sa qendërmbrojtës kanë në ekip? Ndonjëherë ata kanë gjashtë, është çështje parimore. Pastaj ata Luajnë në pozicione të tjera. Ata luajnë në të djathtë, në mesfushë.Ndodh sepse ata kanë nevojë për stabilitet dhe kompaktësi mbrojtëse. Arteta tek Arsenali, për shembull, përdor Kiwior-in si mbrojtës të majtë, sepse fiziku i tij është i përshtatshëm për të fituar duelet dhe gjithashtu ndihmon në goditje të caktuara.

Guardiola te Manchester City përdor Akanji-n si mbrojtës të krahut apo edhe Stones si mesfushor dhe Gvardiol si mbrojtës. Pikërisht për këtë arsye Manchester City ka qenë i suksesshëm në Champions League vitet e fundit, sepse ka rritur fizicitetin.”

“PSG-BARCELONA/ Champions – Pashë një ndeshje me shumë topa të gjatë nga Ter Stegen te Lewandowski në e rindërtimit. Parisi u përpoq të bënte presion më lart, kështu që Ter Stegen synonte pasimin e gjatë te Lewandoëski. Lewandowski e kontrollonte me gjoks dhe luante në atë pozicion.

Unë fitova një Europa League me topat e gjatë të Sergio Romeros për Marouane Fellainin për t’i shpëtuar presionit të Ajax-it.  Fituam 2-0 dhe morën Kupëm. Dhe thonë se ishte një sezon katastrofik.”

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb