Shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë Japoninë qendrore, si dhe është lëshuar urdhër evakuimi për mbi 100,000 banorë. Të paktën dy persona rezultojnë të zhdukur si dhe ka pasur ndërprerje të furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Agjencia meteorologjike, raportojnë mediat, ngriti alarmin në nivelin maksimal në prefekturën e Yamagata-s, në verilindje të vendit, pasi lumi Mogami shpërtheu brigjet e tij në disa vende, duke shkaktuar rrëshqitje dherash dhe përmbytje në qytetet përreth.

  • foto galeri
  • foto galeri

Zëdhënësi i qeverisë Hirokazu Matsuno tha se të paktën dy persona janë të zhdukur dhe se 1,900 shtëpi në Niigata janë pa energji elektrike. Shiu i dendur në zonë, me mbi 150 milimetra në orë, detyroi shërbimet e trenit super të shpejtë Shinkansen të pezullonte lëvizjet mes Fukushimës dhe Shinjos, ndërsa 107,000 njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në gjashtë prefektura të arkipelagut.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb