VLORË

Kreu i Bashkisë së Vlorës ,Dritan Leli ka parë nga afër situatën në lidhje me rrezikun e daljes së lumit Vjosë .Ai ka qenë i shoqëruar nga prefekti dhe kryetari i njësisë administrative, ku kanë vëzhguar nivelin e lumit i cili rrezikon që të dalë nga shtrati në orët në vazhdim.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “Balkanweb” se Leli është shprehur se prania e tij në  Novoselë bashkë me administratorin e zonës, Prefektin dhe Kryetarin e Qarkut, është për të qenë afër çdo nevoje që mund të sjellë situata e rënduar e shirave.

Rritja e nivelit në lumin Vjosë ka nisur që prej mbrëmjes së kaluar por edhe pse niveli ka qenë i lartë, nuk e kaluar atë kritik.

Kjo situatë mund të përkeqësohet nëse vijon në orët në vazhdim ,çka mund të sjellë dhe përmbytje të fshatrave ,ku ai më i rrezikuari është fshati Fitore dhe më pas të tjerët.

Postimi i kryetarit të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli:

Jam në Novoselë bashkë me administratorin e zonës, Prefektin dhe Kryetarin e Qarkut, për të qenë afër çdo nevoje që mund të sjellë situata e rënduar e shirave.

Nuk ka vend për panik, por duhet të jemi të gjithë të vëmendshëm në rast se gjendja ndryshon gjatë orëve të ardhshme sepse shirat do të vijojnë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb