Kryeqyteti dhe disa zona të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë ditës së sotme. Përballë kësaj situate, strukturat e emergjencës të Bashkisë së Tiranës, së bashku me grupet e tjera në terren, po punojnë me intensitet për të shmangur problematikat që mund të shkaktohen nga sasia e lartë e ujit.

Megjithë intensitetin e reshjeve, rrjeti i kanalizimeve ka bërë të mundur largimin e ujërave, duke siguruar që qarkullimi i mjeteve dhe lëvizja e qytetarëve të mos pësojnë pengesa.

Siç dëshmohet edhe nga pamjet në terren, punonjësit e Bashkisë janë të pranishëm pranë kryqëzimeve dhe akseve kryesore të Tiranës, duke ndërhyrë për të mbajtur situatën nën kontroll.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: