Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Kinën veriore që nga fundjava kanë vrarë 30 persona në Pekin, thonë autoritetet.

Zyrtarët e Pekinit kanë lëshuar alarmin më të lartë të emergjencës për përmbytje. Më shumë se 80,000 njerëz janë zhvendosur që kur filluan shirat të shtunën.

Parashikohet që përmbytja të vazhdojë të paktën deri në mesditë të sotme.

Dhjetëra rrugë janë mbyllur dhe mbi 130 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, raportoi gazeta Beijing Daily.

Pekini nuk është i panjohur me përmbytjet dhe fatkeqësitë, veçanërisht në këtë kohë të vitit.

Përmbytjet më vdekjeprurëse ndodhën në korrik të vitit 2012, kur 190 mm shi përmbytën qytetin brenda një dite, duke vrarë 79 persona.

Në vitin 2023 , shirat e rrëmbyeshëm vranë 33 persona dhe lanë 18 të tjerë të zhdukur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb