Nga: ZONJA VJOLLCA
600 gr fileto pule
2-3 speca me ngjyrë
2 qepë të kuqe
2 lgj lëng limoni
2 lgj kos
2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
1 lk piper i kuq
Fillimisht përgatisim marinadën, trazojmë në një tas kosin me miks erëzash, lëng limoni, kripë, piper të zi, vaj, piper të kuq, sipas shijes mund të shtoni dhe pak spec pikant. Lajmë, thajmë mishin dhe e presim atë në kubikë dhe më pas e shtojmë në tasin ku kemi përgatitur salcën. E lemë mishin e pulës të marinohet në frigorifer për 30 minuta. Presim specat dhe qepët në copa mesatare. I alternojmë të gjitha në shkopin e shishqebapit mund të vendosim dhe copa domate nëse dëshirojmë. Nxehim tavën, pjekim shishqebapët në furrë ose në zgarë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.
(er.cu./vila24/BalkanWeb)
