Pas tre muajsh hetime, është finalizuar operacioni i koduar “Members”. Nga policia janë ndaluar Bledar Jalla dhe Xhemal Shehi. Ndërsa është shpallur në kërkim një 29-vjeçar banues në Kamëz.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në Tiranë.

Ndërsa theksohet se vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb