Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, pas zbulimit të një skeme të shitjes abuzive të biletave për ndeshjen Shqipëri–Serbi në rrjetin social Instagram.

Në pranga kanë rënë Ledion Metallari, Arbi Topi dhe Ilir Lokaj.

Raportohet se çmimet e biletave në shitje varionin nga 250 euro në 500 e deri në 1500 euro në sektorin VIP.

Sipas autoriteteve, tre shtetas – L. M. (34 vjeç), A. T. (23 vjeç) dhe I. L. (24 vjeç) – janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë, përfshirë një 16-vjeçar, janë proceduar në gjendje të lirë. Ata dyshohen për shitjen e biletave me çmime shumë më të larta se ato të përcaktuara nga Federata Shqiptare e Futbollit (FShF).

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, ndërsa materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb