Pesë persona që shisnin drogë në plazhet e Punta Braçettos, Punta Seças dhe Scoglitti, zona që janë bërë të famshme nga seriali ‘Komisiari Montalbano’ që transmetohet në ‘Rai Uno’ janë vënë në pranga nga policia e Raguzës.

“Ansa” shkruan se personat e arrestuar janë 2 tunizianë, Hamda Grami, 27 vjeç dhe Fathi Jaouadi, 41; një algjerian, Firas Messaoudi, 32 vjeç; shqiptari Sajmir Rapo, 32 vjeç; dhe një rumune, Alina Giorgiana Pisica, 24 vjeçe. Kjo e fundit më pas u la në arrest shtëpie.

Hetimi për grupin në fjalë, ku mes të arrestuarve është edhe një shqiptar, kishin nisur në gusht të 2017, pas arrestimit të një zhytësi. Mediat italianë bëjnë me dije se ‘spaçatorët’ shisnin drogë (Hashash dhe kokainë), ndërsa mes klientëve kishte edhe turistë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb