BRITANI- Një emigrant i paligjshëm shqiptar që shiste droge sintetike të llojit ‘Kristal Meth’ për të paguar borxhin qe i kishte një bandë kontrabanduese që e kishte dërguar atë në Angli është burgosur nga policia vendase.

Shtetasi shqiptar, Karafil Paci i kishte borxh 6 000 paunde këtyre trafikantët, të cilët e kishin sjelle atë në Britaninë e Madhe. Pasi kishte mbërritur në Angli në qershor të vitit 2014, ai ishte detyruar të paguante borxhin e tij duke shitur drogë në rrugët e Londrës.

Banda kriminale i kishte siguruar atij një makine, dy telefona celulare dhe një sasi të madhe droge sintetike për ta shitur. Por autoritetet policore angleze kanë arritur të zbulojnë aktivitetin e tij të paligjshëm duke bërë edhe arrestimin e tij.
(ed.me/NEWS24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: