Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi dyshohet se në dyqanin e tij shiste lëndë narkotike kokainë.
Nga kontrolli i ambientit të dyqanit, blutë kanë gjetur paketa me cigare pa pulla fiskale, si dhe fishekzjarre që shiteshin pa autorizim.

Njoftim i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:

-arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 38 vjeç banues në Kuçovë, pasi dyshohet se shiste në dyqanin e tij, lëndë narkotike kokainë. Nga kontrolli në ambientet e këtij subjekti u gjetën paketa me cigare, pa pulla fiskale, si dhe fishekzjarre që shiteshin pa autorizim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb