Sapo Apple filloi të shesë pajisjen e re, telefonin iPhone X, ndësa kompania më e madhe amerikane gjithashtu publikoi rezultatet financiare për tremujorin e katërt. Apple raportoi të ardhura prej 52.6 miliardë dollarë në mes të korrikut dhe shtatorit, një rritje prej 12% nga viti në vit. Shitjet ndërkombëtare përbënin 62% të të ardhurave.

Sipas raportit, Apple shiti 46.67 milionë iPhone, 10.3 milionë iPad dhe gjeneroi 8.5 miliardë dollarë nëpërmjet shërbimeve të saj në tremujorin fiskal. Kjo shënon të ardhura të larta për të gjitha shërbimet që përfshijnë përmbajtje digjitale, AppleCare, Apple Pay, licencimin dhe shërbime të tjera.

Me ditët e mëdha të shitjeve sikurse falënderimet, Black Friday dhe Krishtlindjet që janë afër, Apple është “duke pritur për një sezon të suksesshme” dhe “nuk mund të jetë më mirë për të ardhurat 84-87 miliardë dollarëshe dhe diferencën bruto prej rreth 38%.

Apple ka lansuar treshen e iPhone në shtator, së bashku me serinë Apple Watch 3. Lansimi më i rëndësishëm – iPhone X sapo po fillon, prandaj duhet të presim deri në raportin e ardhshëm për të parë ndikimin që ka në shitje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb