Bërnli vendosi të shiste Zian Fleming tek Ipsuiç në Premier Ligë. Rrjedhimisht duke u larguar sulmuesi kryesor, për Armando Brojën ka më tepër hapësirë.
Broja ishte në tribunë në sfidën e kaluar me Noruiç në Championship. Sa i përket përballjet së sotme me Middlesbrough, bie në sy se Broja ndodhet në stol. Këto janë edhe efektet e para nga shitja e Fleming.
Ndeshja ndërkohë ka vlerë për javën e katërt. Broja duhet të tregojë veten gjatë kësaj kohe, ndërsa duket se do të ketë sërish mundësinë e tij.
