Ndeshja mes Partizanit dhe Erzenit (3-1) është ndërprerë në këto çaste (Minutat e fundit), pasi në “Niko Dovana” po bie një shi i rrëmbyeshëm.

Të parët që realizuan ishin shijakasit. Golit të Nonatos iu kundërpërgjigj Tedi Cara, në pjesën e parë. Në fund të 45-minutave, kryeqytetasit patën shansin e artë për të marrë epërsinë, por Xhuliano Skuka bën më të vështiren, duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Partizani vendosi ndeshjen në shinat e duhura në fillimin e pjesës së dytë, ku realizoi 2 herë me Rrapaj dhe Skuka.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: