Në 24 janar, qytetarët kroatë iu përgjigjën masivisht thirrjes për bojkot të blerjeve në protestë ndaj rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë. Shitjet ranë me 47%, ndërsa numri i faturave të lëshuara deri në orën 11:00 ishte 40% më i ulët krahasuar me të njëjtën ditë të javës së kaluar, sipas Administratës Tatimore.

Protesta u organizua nga grupet e konsumatorëve, të cilët akuzojnë tregtarët për abuzime me çmimet. Në disa dyqane të Zagrebit, zakonisht të mbushura  u raportuan vetëm disa klientë gjatë ditës. Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq e cilësoi bojkotin si një mesazh të rëndësishëm dhe paralajmëroi masa për kufizimin e çmimeve.

” Ky është një mesazhi i rëndësishëm dhe i artikuluar nga njerëzit se ata monitorojnë dhe krahasojnë çmimet” në Kroaci me vendet fqinje. Gjithashtu do të merren masa për kufizimin e  çmimeve.” deklaroi Pllenkoviq

Inflacioni në Kroaci, i nxitur nga tatimet e larta dhe reformat monetare  arriti nivelin më të lartë në Eurozonë, ndërsa qytetarët ndihen të zhgënjyer dhe të mashtruar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: