Një aksident tragjik ka  ndodhur  ditën e djeshme rreth orës 14:00 në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.

Një automjet tip “Volkswagen Cady u përplas me automjetin e ushtrisë dhe si pasojë humbën jetën dy persona.

Blutë kanë bërë të mundur ndalimin e shoferit, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftim:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb