Një i ri ka rënë në pranga, pasi ka shkaktuar një aksident me vdekje të një 18-vjeçari.

Burime zyrtare bënë me dije se në flagrancë u arrestua shtetasi me inicialet E. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rodokal të Pogradecit.

Ky i fundit akuzohet se në rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb