Policia e Vlorës ka arrestuar 22-vjeçarin që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në aksin Levan-Vlorë, ku 4 anëtarë të një familje humbën jetën.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga përfundoi shtetasi me inicialet I. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin Eduart Gushi, 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë ai bashkë me gruan dhe 2 vajzat e mitura, Silvana Gushi, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb