“Detyrim paraqitje” vendosi sot si masë gjykata e Sarandës për 30 vjeçarin, shtetasin turk, Demir Tunahan, i arrestuar mbrëmjen e së premtes.

30-vjeçari Demir Tunahan është autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së premtes së kaluar ku  aksidentoi me mjetin e tij Nissan me targë AB590NA, dhe plagosi rëndë 29-vjeçarin Mario Selishta me origjinë nga Dibra por banues në Itali.

Në këto kushte 30 vjeçarit Demir Tunahan, shtetas turk, që ndodhej me pushime në Ksamil do t’i duhet të paraqitet në policinë gjyqësore sipas periodicitetit të caktuar nga gjykata.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb