Arjola Demiri është një nga konkurrentet më të dashura të publikut në “Big Brother Vip”, e madje, ajo kuotohet si një prej fitueseve të mundshme të këtij kompeticioni.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme ajo ka ndarë shumë histori nga jeta e saj, duke nisur nga ndarja me bashkëshortin, emigrimi në Suedi me fëmijët dhe peripecitë në karrierën e saj si aktore.

Së fundmi, Arjola i ka rrëfyer Einxhelit paragjykimet me të cilat është hasur për shkak të profesionit të saj. Ajo i ka treguar se një puthje me aktorin e njohur, Bujar Asqeriu kishte shkaktuar debat në familjen e saj.

“Bëra filmin ‘Njerka’, puthesha me Bujar Asqeriun. Shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte; ça faji kam unë… Ne jemi shumë të lidhur. I thashë mamit se ky është profesion, ka edhe më keq”, është shprehur ndër të tjera Demiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb