Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek, Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e shkarkimit nga detyra.
Freskida Halilaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së IdentiTek që prej muajit nëntor 2024. Më parë këtë post e ka mbajtur Loina Prifti.
BalkanWeb mëson se në këtë post është emëruar Silda Çepe Anagnosti.
Më parë, Anagnosti ka mbajtur detyrën e ish-zv/ministres së Jashtme.
