Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes me ministrat dhe deputetët socialistë të kryeqyteti e ka cilësuar vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt nga kreu i bashkisë, si hap të debatueshëm, por të detyrueshëm për fatin e qytetarëve të Tiranës.

Rama tha se

Edi Rama: Këshilli bashkiak shkarkoi dje kryetarin e Bashkisë për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Janë thënë dhe llomotitur shumë gjëra lidhur me këtë hap por s’ja vlen të merremi as me ata që i ka rënë Diella në kokë, as me ata që e quajnë diktaturë kur shumica parlamentare detyrohet të kalojë në votimin e programit pasi i ndalohet tja paraqisë programin Kuvendit me metodat famëkëqija të rrylave të fytit dhe brrylave në sallën e Kuvendit.

Dhe as ata që 3 herë rresht nuk e mundën dot Erionin me luftën e tyre patologjike, kandidaturat e tyre politike dhe me karrikaturat e tyre mediatike që sot fryjnë gjokset me sebepin e një letre anonime ndaj një kundërshtari  të lidhur duar e këmbë.

Megjithatë gjyqi i tyre prej tellallesh prej të tezgave të pazarit mediatic e të pasqyrave të gjykatave sociale është një temë tjetër ashtu sikundër është temë tjetër çekuilibri i peshores së drejtësisë në rastin e kryetarit të bashkisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb