Pas humbjes ndaj Cityt, të shumtë kanë qënë ata që kanë kërkuar largimin e trajnerit Carrick nga United. Ish-futbollisti i njohur anglez, Michael Owen, mendon se shkarkimi i mundshëm i trajnerit do ishte një vendim i nxituar.
“Është çmenduri të thuhet se ai duhet të shkarkohet pas katër pikësh në katër ndeshje. Është shumë, shumë herët të flitet për këtë”, ka thënë Owen.
Sipas tij, United nuk ishte bindës në sulm ndaj City, por kjo nuk duhet të shihet si problemi kryesor i skuadrës.
“Po, dukeshin të zbehtë në sulm, por vetëm një javë më parë dukeshin të jashtëzakonshëm ndaj Ipswich. Mendoj se sulmi është problemi më i vogël i tyre”, ka deklaruar ai.
