Përfundoi këtë të mërkurë afati për aplikim për garën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit nga detyra të Ilir Prodës.

Mësohet se në total u paraqitën 14 kandidatura, si ish drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj, drejtori i policisë Fier Skënder Hitaj, ai i Vlorës Elidon Çela, i Durrësit Afrim Tafa, si dhe emrat e tjerë si Pëllumb Seferi, Alfred Çepe, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Idejet Faskaj, Gentian Berberi, Arjanit Arapi dhe Gentjan Shehaj.

Tashmë pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Ministria e Brendshme publikon në faqen zyrtare emrat e kandidatëve. Brenda 10 ditëve, një Komision i Posaçëm i përbërë nga 3 persona, me kryetar një zëvendësministër i Brendshëm, dhe 2 anëtarët, sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kryen vlerësim paraprak për verifikimin e kushteve ligjore.

Në fund të procesit hartohet lista përfundimtare e kandidatëve që plotësojnë kushtet.

Më tej vijon faza e intervistimit, ku shpaloset platforma e secilit me nga 20 minuta në dispozicion. Pas përfundimit, ky komision ka afat 48 orë për të nxjerrë rezultatet me pikëzimin.

Jo domosdoshmërisht i pari i renditur bëhet drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ligji thotë që njeri prej kandidatëve të pikëzuar, i konsideruar më i përshtatshëm për detyrën, t’i propozohet nga ministri i Brendshëm, Këshillit të Ministrave për emërimin e tij.

TABELA

KANDIDATËT PËR DREJTOR POLICIE

Pellumb Seferi
Elidon Çela
Alfred Çepe
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Lorenc Panganika
Afrim Tafa
Neritan Nallbati
Idejet Faskaj
Gentian Berberi
Tonin Vocaj
Skënder Hitaj
Arjanit Arapi
Gentjan Shehaj

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: