Këshilltarja bashkiake e PD, Ilda Zhulali, komentoi mungesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në seancën ku pritej votimi për shkarkimin e tij nga Këshilli Bashkiak. Ajo theksoi se Veliaj është gjallë dhe duhet të ishte i pranishëm, sipas asaj që parashikon ligji.

Më tej, Zhulali u shpreh e lumtur, që Veliaj po shijon sot gjellën “që ka gatuar vetë”.

“Erion Veliaj është gjallë dhe ligji ia lejon të jetë këtu. Unë jam e kënaqur që ai po përjeton pasojat e veprimeve që ka bërë vetë gjatë këtyre viteve, këtë situatë që sot ju po e përballni,” tha ajo mes të tjerash.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: