Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu e konsideron si gabim shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat në LDK.

Ish-kreu i LDK-së tha se ky veprim nuk u bën nder dhe se krijon modelin e përdorimit të shkopit për ata që mendojnë ndryshe.

Sejdiu theksoi se edhe pse Vjosa Osmani ka mundur t’i shmangë disa qëndrime dhe veprime ndaj LDK-së, shkarkimi i saj nuk është i justifikueshëm.

“Shkarkimi i saj pa asnjë debat nuk i kontribuon situatës brenda LDK-së. Edhe pse jam pjesë e Këshillit të Përgjithshëm nuk kam votuar rreth kësaj çështje, është e padrejtë ajo formë veprimi”, tha Sejdiu në “Rtv Dukagjini”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb