Aktivisti Erlind Xhindi, i ftuar në News24 komentoi zhvillimet e fundit politike.

Xhindi, duke folur për shkarkimin e drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni, pasi u hetua nga SPAK, deklaroi se protestuesit presin që SPAK “të shkojë më lart”, tek Rama e Balluku.

“Ne presim që të shkohet më lart, tek Balluku dhe Rama. Për masën e sigurisë së Vlora Hysenit, është cenuar siguria kombëtare, sepse kemi të bëjme me shërbimin më të lartë të informacionit të një shteti. Kjo tregon se shteti ka rënë, sepse shërbimi informativ është vetë shteti. Edi Rama në fillime kishte operacionin “Forca e ligjit”, ku kryeministri thoshte edhe hëngshin kokat e njëri-tjetrit. Rama ka qenë arkitekti për çdo gjë, por ka deliguar gjërat. Ergys Agasi ka qenë një ndërmjetës cilësor për oborrin e pushtetit. Rama luftoi edhe lojërat e fatit, e sot këto lojëra fati kontrollohen nga vëllai i tij. Ne jemi në muajin e katërt të protestës dhe Rama duket i mpirë. Qeveria po vetëshkërrmoqet, ne jemi optimistë. Kjo na bën dhe krenarë, sepse ne po mbrojmë vendin tonë”, tha Xhindi.

Shtoi se sot kemi një qeveri në burg dhe një jashtë. Xhindi vlerësoi se Amerika më në fund po sjell një ambasador me dinjitet.

“Sot kemi një qeveri në burg dhe një qeveri jashtë. Sa më shumë investime bëhen, aq më shumë shtohen kriminalitetet. Në lidhje me ndërkombëtarët, unë kam një qasje ndryshe. Edhe ambasadorët ka pasur raste, që kanë tejkaluar kompetencat. SHBA ka vendosur të na sjellë një ambasador me dinjitet. Z Uendt që do të vij në Shqipëri si ambasador amerikan në Shqipëri, besoj se do i japë zemër edhe prokurorëve të SPAK”, u shpreh Xhindi.

Një mesazh e kishte edhe për protestën. Ai tha se intelektualët duhet të bashkohen me tubimin, që ka mbi 4 muaj që zgjat.

“Shumë intelektualë janë pjesë e protestës dhe duhet të bashkohen akoma më shumë. Qytetarët këtu i kanë shpresat. Ne jemi njerëz që e duam protestën dhe të besojmë në diçka konkrete, jo thjesht në rrëzimin e Ramës. E themi që “do rrëzojmë Ramën”, sepse besoj se e shohim afër këtë gjë. Është vrarë frika nga pushteti”, deklaroi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb