Thomas Tuchel do të përfitojë një dëmshpërblim prej 13 milionë sterlinash pas shkarkimit të tij nga Chelsea, sipas mediave angleze. Trajneri gjerman duket se do të përfitojë një shumë të majme pas shkarkimit të tij, që erdhi pas humbjes befasuese 1-0 kundër Dinamos së Zagrebit në Champions League.

Gjithmonë sipas mediave angleze, edhe stafi i Tuchel do të përfitojë 2 milionë sterlina në total, që do të thotë se shkarkimi do t’i kushtojë klubit londinez 15 milionë sterlina.

Siç ka bërë të ditur Daily Mail, 49 vjeçari ka qenë një nga trajnerët më të paguar në kampionatin anglez me një rrogë të përafërt me 13 milionë sterlina në vit. Todd Boehly dhe drejtuesit e klubit e kanë lajmëruar vendimin për shkarkimin e trajnerit 100 ditë pas blerjes së klubit nga Roman Abramovich.

Sipas Sunsport, Tuchel është shkarkuar me një telefonatë 10 minutëshe mëngjesin e së mërkurës para se vendimi të zyrtarizohej. Mediat britanika besojnë se vendimi për largimin e trajnerit është marrë shumë kohë përpara humbjes befasuese të pësuar në Champions League kundër Dinamos së Zagrebit.

Humbja në Champions ka qenë rezultati i fundit zhgënjyes i marrë nga klubi londinez, duke parë se në ndeshjet e para të kampionatit ata janë mundur nga Leeds dhe Southampton, ndërsa fitorja ndaj Ëest Ham ka ardhur falë një ndërhyrje të VAR.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb