Në Turqinë nuk kanë më asnjë dyshim: “Federata Turke e Futbollit ka vendosur të shkarkojë Vincenzo Montella-n”. Mbi teknikun italian rëndojnë shumë rezultatet negative në Nations League me 4 humbje në 4 ndeshje. Jo vetëm kaq, Montella zhgënjeu totalisht edhe gjatë Botërorit “FIFA2026”: “Vendimi është marrë për të shkarkuar Montella-n nga ekipi përfaqësues”, shkruan e përditshmja turke Milliyet e cila shton se palët kanë gjetur dhe një akord në lidhje me detyrimet, pagesat e mbetura.

Montella përfitonte 183 mijë euro në muaj. Montella u ul në stolin e Turqisë në vitin 2023 ku në 40 ndeshje arriti 21fitore, 14 humbje dhe 5 barazime.

Në 7 muajit e fundit, Turqia mori vetëm 1 fitore dhe 6 humbje. Gjithnjë sipas mediave turke, pasuesi i tij në krye të ekipit përfaqësues pritet të jetë ish kapiteni, Arda Turan.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb