Pas shkarkimit nga detyra të mjekut të QSUT, Illir Allkja, një tjetër mjek ka humbur vendin e punës.
Është shkarkuar nga puna mjeku Genc Struga, pasi në vendin theksohet se ai nuk paraqitej në vendin e punës, ose e braktiste atë pa shkaqe.
Lajmin e bën të ditur mjeku Allkja, i cili shkruan në “Facebook” se shkarkimi i Strugës është bërë në muajin nëntor, por i është komunikuar në janar.
Postimi i plotë:
SHKARKOHET DOKTORI NË NËNTOR , BËHET ME DIJE NË JANAR !
Pushohet me nje vendim të jashtëligjshëm Dr.
Genc Struga
, një ndër neulogjistët më të talentuar të Shqipërisë,
i vetmi Fellow i European Stroke nga Shqiperia dhe member i Royal College of Physician, London !
Gjithcka ka ndodhur ndersa doktori ishte për një trajnim sipas rregullave të institucionit në Londër.
Ju bëj thirrje gjithë kolegëve të reagojnë, nesër do të jetë vonë !
Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të zgjohen, janë ata që do ti paguajnë mijëra e mijëra euro si dëmshpërblim për mjekët e lincuar e shkarkuar pa ligj !
Mjaft më me indiferencë , bindjet partiake duhet të zerohen përballë shkatërrimit të vendit !
“Vrasja” profesionale e mjekëve nga qeveria e papërgjegjshme socialiste do ti kushtojë fort Shqipërise !
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb