Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International akuzoi sot Izraelin për zbatimin e një “politike të qëllimshme” që synon të lërë popullsinë e Gazës pa ushqim, duke cituar dëshmi nga palestinezë të zhvendosur dhe personel mjekësor që trajtojnë fëmijë të kequshqyer në territor.

Izraeli, ndërsa kufizon rëndë ndihmën e lejuar në Rripin e Gazës, ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për lënien e qëllimshme të popullsisë pa ushqim në luftën 22-mujore.

Kur u kontaktuan nga AFP, ushtria dhe Ministria e Jashtme izraelite refuzuan të komentonin.

Sipas raportit të organizatës, “Izraeli po zhvillon një fushatë të qëllimshme urie në Rripin e Gazës së pushtuar, duke shkatërruar sistematikisht shëndetin, mirëqenien dhe strukturën shoqërore të jetës palestineze”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb