Autoritetet italiane kanë shkatërruar bandën kriminale shqiptare që operonin në fushën e grabitjes. Për pasojë janë arrestuar pesë shqiptarë në Marcianise, në zonën Caserta.

Mediat italiane shkruajnë se policia e qytetit ka ndalur makinën ku ishin pesë shqiptarë. Gjatë kontrollit fizik, u gjetën 4 mijë euro cash, ndërsa në shtëpinë e tyre u gjetën dhe u sekuestruan bizhuteri, ora Rolex dhe objekte të tjera të çmuara.

Nga hetimet e menjëhershme, doli se grupi shqiptar ishte përgjegjës për të paktën dy grabitje të kryera në Rotondi (Avellino) në 28 tetor dhe 5 nëntor.

Shqiptarët janë në pritje të komunikimit të masës së sigurisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb