ITALI- Shkatërrohet një bandë droge dhe prostitucioni në Itali, 17 persona në pranga, mes tyre 9 shqiptarë. Mediat italiane shkruajnë sot se banda e trafikantëve të drogës e përbërë nga shqiptarë, por që mbështetej në një rrjet të madh tregtarësh italianë, është goditur këtë mëngjes nga policia në Viareggio.
Operacioni i quajtur në shqip “Labirint”, ka sjellë në dritë një sistem kompleks të furnizimit dhe trafikimit të grupit kriminal. Droga ishte blerë në Italinë veriore dhe ishte sjellë në tregun e Versilia-s. Baza e operacioneve ishte pikërisht në Viareggio, ku bëhej menazhimi i kontakteve me Shqipërinë.
Boshti i trafikut të droges ishin gjashtë shqiptarë që kanë përfunduar në pranga. Dhe, në mesin e tyre, rolin e liderit e kishte Tauland Marku, një 29-vjeçar, banor i vjetër në Torre del Lago.
Një tjetër figurë e shquar në organizimin e bandes ishte Mareldo Dragusha, njëzet e një vjeç, edhe ai shqiptar banues në Viareggio, i cila në rrjedhën e hetimit të autoriteteve italiane, rezulton se është i implikuar edhe në shfrytëzimin e prostitucionit të të një të reje, e cila “ka punuar” në Versilia.
Gjithçka nisi duke ndjekur gjurmët e disa prej pjesëtareve te bandës që sillnin sasive të konsiderueshme të marihuanës nga Italia veriore (Milano dhe Borgomanero) duke synuar tregun e lulëzuar të drogës në Versilia. Pas gjurmimit të trafikanteve, policia arriti të identifikojë një grup të shqiptarëve që kujdesej të kryente dërgesat dhe pastaj nga ana tjetër e rishisnin marihuanën për shitësit e drogës të cilët ishin përgjegjës për tregun me pakicë.
Emrat e të arrestuarve në detaje:
Mbyllur në burg:
Tauland Marku, lindur në Lezhë, në 1986, banues në Torre del Lago, i papunë, aktualisht në arrest shtëpie për një akuze tjetër;
Mareldo Dragusha, i lindur në Shqipëri, në 1994, banues në Viareggio, i papunë, (arrestuar edhe sepse u gjet në flagrancë);
Kreshnik Lleshi, lindur në Shqipëri ne 1983, banues në Viareggio, i papunë ;
Miklovan Legisi, lindur në Shqipëri, në 1976, jeton në Piza, i punësuar ;
Mareglen Mhillaj, lindur në Shqipëri, në 1994, banor i Viareggio, kamarier, i padënuar me pare;
Narciso Cristian Petrucci, lindur Viareggio në 1983, pronari i nje biznesi;
Luca Poli, i lindur në Viareggio në 1977, banor i Viareggio, i papunë ;
Oussama Ghaouari, lindur në Marok në 1989, me banim në Pietrasanta, i punësuar;
Davide Quarta, i lindur në Brindisi, në 1986 me banim në Arnesano (Leces), i papunë;
Dritan Selmani, i lindur në Shqipëri, ne 1985, rezident, tregtar;
Në arrest shtëpie:
Giulio Bianchi, lindur në Carrara, në 1979, i papunë;
Maurizio Mari, lindur në Torino, në 1965, banor i Viareggio; Bledar Marku, lindur në Shqipëri, në 1985;
Francesco Gherardi, lindur në Pisa në 1964, rezident, hotelier.
Ndalimi i qëndrimit në Viareggio:
Gentjan Cizmja, lindur në Shqipëri, në 1979, banor i Viareggio, punëtor vendas.
Arrestuar në flagrancë:
Mareldo Dragusha, i lindur në Shqipëri, ne 1994, i papunë, ( ka marre vendimin për paraburgim);
Denisa Catiru, lindur në Rumani në 1988
(el.sp/BalkanWeb)
