ATHINË – Policia greke ka publikuar identitetet e një grupi kriminal të përbërë nga shtetas gjeorgjianë, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në vjedhje, rrëmbime, gjobvënie dhe fajde.

Gjatë operacionit, policia greke sekuestroi para cash, drogë, armë dhe sende të ndryshme të dyshuara të vjedhura. Nga aktiviteti kriminal ky grup kishte përfituar mbi 200 mijë euro, ndërkohë që po hetohet pjesëmarrja e tyre në një sërë veprash kriminale. Grupi ishte strukturuar në kuadrin e Grupeve Kriminale Transnacionale dhe Organizatave të Krimit të Organizuar Euroaziatik (sipas terminologjisë ndërkombëtare “VOR V ZAKONE”).

Shqiptar2
Shqiptar2

Nga 6 identetitet e gjeorgjianëve të publikuara, policia ka publikuar identitetin e dyfishtë njërit prej tyre. Në sistemin e policisë greke, një prej të dyshuarve rezulton me dy identitete, konkretisht atë real si Giga Tchilaia, 38 vjec shtetas gjeorgjian por edhe si Gëzim Qemal Elmazi i datëlindjes 26.06.1977. Ky identitet i përket një banori të Sarandës, ish-efektiv i Komisariatit të Sarandës, person me precedentë penalë, i arrestuar për pengmarrje në vitet 2000, por edhe në korrik 2017 si ndihmues i një grupi grabitësish të armatosur, që vepronin në kufirin greko-shqiptar, ku gjatë arrestimit të tyre në Sarandë u sekuestruan 2 pistoleta dhe sende të vjedhura në fshatrat grekë pranë kufirit.

(Astynomia – BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb