GJIROKASTËR- Shkatërrohet një serë ku kultivohej kanabis me llamba, ndërsa ka rënë në pranga një 56-vjeçar nga Lazarati. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, Specialistët e Sektorit për Narkotikët në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në zonën “Industriale” të qytetit Gjirokastër, në një magazinë të vjetër kultivohej bimë narkotike me anë të llapmave elektrike, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar “Neonët”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i Muzafer Mamos. 56-vjeçari në vendin e quajtur zona “Industruale” të qytetit Gjirokastër, në një magazinë të vjetër në pronësi të tij, ku një nga ambientet e kësaj magazine me sipërfaqje rreth 70 m2 ishte përshtatur si serë me sistem ngrohje me llampa elektrike, u gjetën të kultivuara 350 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Bëhet e ditur se bimët varionin me lartësi nga 25 cm deri 40 cm. Kanabisi u asgjësua në vend me anë të djegies, ndërsa pajisjet elektrike që shërbenin për ngrohje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashkë me disa bimë narkotike. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: